Festival

888_308
Arta Dobroshi

Në pritje të çmimit “Shooting Stars 2013” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin

 

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin mbledh rreth tij emrat më të njohur të kinematografisë botërore. Edicioni i 63-të i festivalit u hap me dramën e arteve marciale “The Grandmaster” me regji të kineastit kinez, Wong Kar Wai, i cili po ashtu do të udhëheqë jurinë që ndan çmimet “Ariu i Artë”, të cilat ndahen më 16 shkurt. Por në këtë festival nuk mungojnë dhe aktorët shqiptarë. Aktorja shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi është në pritje të shpallet fituese e çmimit “Shooting Stars 2013”, që ndahet në kuadër të festivalit “Berlinale” nga juria e “European Film Promotion”. Në dhjetor të vitit të kaluar “Berlinale” e publikoi lajmin se Dobroshi është në mesin e dhjetë aktorëve që janë yjet që do të prezantohen në edicionin e 2013. Aktorja Arta Dobroshi e njohur për rolet e saj në filmat si: “Three Worlds” me regji të Catherine Corsini, “Late Bllomeres” nga Julie Gavras, “Baby” nga Danile Mulloy e “Lorna’s Silence” të vëllezërve Jean-Pierre e Luc Dardenne, për këtë çmim ishte nominuar nga QKK-ja. Në vitin që lamë pas Kosova ka qenë mikpritëse e seleksionuesve të “Berlinales”, Nikolaj Nikitin dhe Bernd Buder, të cilët kishin parë më shumë se dyzet filma që janë prodhuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dy filma kaluan fazën e parë, por asnjëri nga këto prodhime të kinemasë shqiptare nuk shkoi më tej. Në festivalin që zgjat 11 ditë, do të shfaqen më shumë se 400 filma. Në mesin e yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë edhe Matt Damon, Jude Laë, Juliette Binoche, Ethan Hawke, Julie Delpy, Nicolas Cage, Emma Stone, Geoffrey Rush, Catherine Deneuve, Isabelle Huppert dhe Jeremy Irons. Damon është pjesë e ekipit të regjisorit amerikan Gus Van Sant, në filmin “Promised Land”, që flet për familje që detyrohen t’i shesin pronat e tyre. Por organizatorët e “Berlinales” për sivjet kanë përzgjedhur 27 filma të shkurtër nga 20 shtete, që do të garojnë për “Ariun e Artë” dhe “Ariun e Argjendtë” në kategorinë e filmave të shkurtër. Në mesin e tyre ka filma nga Spanja, Koreja, Gjermania, Suedia, Japonia, Serbia, Siria, Franca. Vitin e kaluar “Ariu i Artë” iu nda veteranëve italianë Paolo dhe Vittorio Taivani për filmin “Caesar Must Die”. Për këtë vit kritikët parashikojnë një garë të ashpër midis yjeve të Hollivudit me ata të kinematografisë evropiane.

Dt. 7-16 shkurt

Informacione Kontakti

Komente

Te Tjera

Foto
Aktivitete
2014-07-28
Foto
Studimor
2014-07-24
Foto
Studimor
2014-07-24
Foto
Aktivitete
2014-07-24
Foto
Aktivitete
2014-07-24
Foto
Aktivitete
2014-07-24